Pavarësisht se çfarë bëjmë dhe çfarë duam të arrijmë, është e rëndësishme të ruajmë motivimin dhe vazhdimësinë. Për të pasur sukses, veçanërisht në këto rrethana të reja dhe të paparashikueshme, duhet të krijojmë dhe të ndjekim rutinën tonë të përditshme. Duke parë anën positive të kësaj situate, dhe falë përfitimeve të epokës dixhitale, teknologjisë së përparuar dhe mënyrave alternative të komunikimit, ne kemi në dispozicion një sërë aktivitetesh.
Një trup i shëndetshëm për një mendje të shëndetshme
Për një efekt pozitiv në shëndet, pjesë e rutinës së përditshme duhet të jetë aktiviteti fizik, i cili është vërtetuar se përmirëson gjendjen shpirtërore dhe shëndetin mendor. Përveç ndikimit të endorfinave, të ashtuquajtura hormonet e lumturisë, ekziston dhe fakti se gjatë ushtrimit ne nuk kemi kohë për mendime negative. Ju takon ju të zgjidhni ushtrimet tuaja të preferuara dhe përcaktimin e qëllimeve. Avantazhi i madh i epokës dixhitale është se ne jemi vetëm disa klikime larg nga një grusht idesh dhe frymëzimi për një mënyrë jetese të shëndetshme, kështu që lirisht mund të themi se kjo lloj përmbajtje është më afër nesh se kurrë. Për shembull, kohët e fundit, të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qasje në trajnime të ndryshme live nga trajnerë të fitnesit, të cilët kanë vendosur të ofrojnë përmbajtje shtesë falas dhe t’i mbështesin ndjekësit e tyre me këshilla të dobishme. Ju gjithashtu mund të shikoni stërvitjet e tyre në TV Smart QLED të Samsung.
Masni rezultatet tuaja dhe vendosni objektiva realiste
Rutina të ndryshme dhe ushtrime relaksuese janë ideale për ambiente të mbyllura, dhe në mënyrë që të mos jeni vetëm, duhet të keni edhe një asistent të fitnesit. Pavarësisht nëse jeni duke bërë ushtrime dinamike, yoga, stërvitje nga trajneri juaj i preferuar ose ushtrime orbitrek, një orë inteligjente është ideale për matjen e rezultateve si rrahjet e zemrës ose konsumi i kalorive. Një nga orët inteligjente me karakteristika inovative është Samsung Galaxy Watch Active2 e cila ju ndihmon të arrini objektivat e fitnesit, të kontrolloni stresin dhe sasinë e gjumit, dhe gjithashtu siguron lidhshmëri. Me vetëm një klik është e mundur të marrësh ose të krijosh një telefonatë, të hysh në rrjete sociale dhe video, dhe të krijosh përmbajtje.
Suporti që dëshironi në çdo hap
Kur Galaxy Watch Active2 çiftohet me një smartphone Galaxy, opsioni Watch Camera Controller në smartwatch ju lejon të krijoni me lehtësi përmbajtje, ndërsa veçoria wireless PowerShare e telefonit celular ju lejon të karikoni smartwatch në kohë rekord. Për më tepër, të gjitha shërbimet Samsung që përbëjnë ekosistemin Galaxy, përfshirë Samsung Health, janë integruar në mënyrë të përkryer në orat dhe telefonat inteligjentë. Kështu që me Samsung Health mund të vendosni lehtësisht objektiva dhe të gjurmoni përparimin në nivelin e aktivitetit, intensitetin e trajnimit, cilësinë e gjumit, kaloritë dhe marrjen e ujit. Gjithashtu, Galaxy dhe aksesorë të tjerë janë të gatshëm të mbështesin gratë në çdo hap, pasi opsioni Women’s Health ofron mbështetje të dobishme për monitorimin e ciklit menstrual, menaxhimin e simptomave, dhe njohuri e përmbajtje të personalizuara përmes partnerit tuaj, Glow.
Shijoni përfitimet e teknologjisë moderne dhe përdorni çdo moment të lirë për të arritur nivelin e dëshiruar të fitnesit dhe për të ruajtur formën tuaj më të mirë. Dhe mbani mend, çelësi i mirëqenies fizike është motivimi. Prandaj, ndajeni përmbajtjen me të tjerët, qëndroni në kontakt përmes telefonit dhe mediave sociale dhe inkurajoni miqtë e familjen të bëhen më të shëndetshëm në një mënyrë më argëtuese e ndërvepruese me Samsung Health Together. Edhe kur jemi larg, ne mund të jemi më afër se kurrë duke mbrojtur dhe motivuar veten dhe të tjerët!