June 09, 2023

Një profesor në Teksas ngel gjysmën e studentëve në klasën e tij pasi ChatGPT pranoi gabimisht se kishte shkruar detyrat e tyre

Një profesor në Teksas ngel gjysmën e studentëve në klasën e tij pasi ChatGPT pranoi gabimisht se kishte shkruar detyrat e tyre

Një profesor në Teksas vendosi të ngelë më tepër se gjysmën e studentëve në klasën ku jepte mësim pasi ChatGPT pranoi gabimisht se kishte shkruar detyrat e tyre, duke bërë që universiteti të mos i jepte diplomat këtyre studentëve.

Përmes një email-i të shpërndarë drejt studentëve, Jared Mumm tha se kishte kopjuar 3 esetë e fundit të studentëve në ChatGPT për të testuar nëse ato ishin shkruar nga ky software apo jo.

Unë i kopjova që të gjitha punët tuaja në ChatGTP dhe ai më tregoi se përmbajtjet i kishte shkruar ky software.” tha Mumm, duke shkruajtur gabim emrin ChatGPT. “I testova 2 herë në ChatGTP dhe software tregoi se i kishte shkruar ai, prandaj ju merrni 0 pikë.”

Për këtë arsye, studentët të cilët ishin të diplomuar nuk po marrin dot diplomën e tyre. Mumm i ofroi klasës shancin që të rishkruajnë detyrën e tyre që të parandalojnë ngeljen në klasë.

Megjithatë këtu duhet të theksojmë se ChatGPT nuk është dizenjuar për të identifikuar përmbajtjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale, duke përfshirë këtu dhe ato që ka gjeneruar vetë. Ekzistojnë disa programe të tjera që e kanë këtë aftësi, si Winston AI apo Content at Scale.

Studentët i treguan dhe informacionet e dokumenteve me të cilat kanë punuar me dhjetëra orë, megjithatë Mumm vendosi t’i injoronte. Tashmë Texas A&M ka vendosur të hetojë më tepër rreth këtij incidenti.

Wednesday, 17 May 2023 23:59

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo