Fotografët e yjeve Andrew McCarthy dhe Jason Guenzel punuan së bashku për më tepër se 5 ditë për të krijuar një fotografi shumë të detajuar prej 140-megapixel të Diellit “thjeshtë për të demonstruar se sa dinamik dhe i bukuri ylli ynë mund të jetë”.
Këto imazhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, megjithatë McCarthy kishte një paralajmërim për të gjithë ndjekësit e tij: “Mos u mundoni të drejtoni teleskopin tuaj drejtpërdrejt Diellit pa përdorur pajisjet e nevojshme të dizenjuara për këtë punë… Ju mund të verboheni shumë thjeshtë nga ky veprim.”
Do not attempt to view the sun through a telescope if you don’t know what you’re doing. I describe how my equipment works in this article on my website: https://t.co/m4tVpxYB5d pic.twitter.com/2Gq2GZKe04
— Andrew McCarthy (@AJamesMcCarthy) March 22, 2023
Për të krijuar këtë fotografi tepër të detajuar janë mbledhur së bashku mbi 90,000 foto të tilla. “Ky bashkëpunim midis meje dhe Jason sjell Diellin me një ndriçim të ri, një imazh të cilin e kisha vizualizuar shpesh në të shkuarën por nuk kisha arritur asnjëherë që ta krijoja.” tha McCarthy.
“Duke u kombinuar me njëra-tjetrën, këto fotografi bënë të mundur që unë të shikoj Diellin me detaje të pabesueshme. Në fakt, kjo fotografi është 300-megapixels,” shkruajti ai në një postim në Instagram. Kjo është fotografia më e preferuar e McCarthy, i cili e përshkruan si “”puna e dashurisë”.
McCarthy ka eksploruar universin nga oborri i shtëpisë tij në Arizona përgjatë 6 viteve të fundit. Ai bleu teleskopin e tij të parë në 2017, dhe që nga ajo kohë ai ka mësuar teknika të reja për fotografimin e trupave qiellor.