Elon Musk është shndërruar tashmë në personin më të ndjekur në Twitter, duke zënë vendin e ish-presidentit të SHBA, Barack Obama. Aktualisht miliarderi ka rreth 133,069,000 ndjekës, ndërkohë që Obama ka rreth 133,043,000.
Padyshim blerja e platformës nga Musk ka luajtur rolin kryesor në këtë arritje, pasi numri i ndjekësve të CEO-s u rrit në mënyrë të menjëhershme pas arritjes së marrëveshjes. Qershorin e kaluar Musk arriti kuotën e 100 milionë ndjekësve, dhe ky muaj vazhdoi të rritej me kalimin e muajve.
I’m old enough to remember pic.twitter.com/q7uY7rhEY4
— Elon Musk (@elonmusk) March 28, 2023
Përveç publikimit të memeve të ndryshme që ndonjëherë mund të jenë disi ofenduese, Musk e përdor adresën e tij për të komunikuar ndryshimet më të reja që bëhen në platformë. Shpesh herë ai ka përdorur platformën për të kryer sondazhe të ndryshme kur vinte puna në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Ne mund të kujtojmë sondazhet e kryera nga Elon Musk për rikthimin e adresës së Donald Trump në Twitter apo dhe largimit të Musk nga pozicioni si CEO i platformës.
Adresa e Musk në Twitter është shumë e ndryshme në krahasim me atë të ish-presidentit Obama, i cili e përdor platformën për arsye profesionale, si përshembull promovimin e kauzave të rëndësishme apo rikujtimin e punës që ai ka bërë kur ishte president. E njejta gjë vlen dhe për Justin Bieber apo Katy Perry, të cilët janë personat e 3-të dhe 4-t më të ndjekur në platformë.