October 30, 2020

Tani që ndeshjet nuk mund të zhvillohen sportistët i drejtohen e-sports

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Tani që ndeshjet nuk mund të zhvillohen sportistët i drejtohen e-sports

Mbyllja në shtëpi dhe anullimi i eventeve masive kanë goditur rëndë edhe industrinë e sporteve. Dhe me goditje nënkuptojmë ndalim total.

E kuptojmë që nuk është shqetësimi kryesor por përveç dëmeve ekonomoke ndaj industrive, skuadrave dhe kampionateve, fansat janë kurioz të dinë çpo ndodh me lojtarët e tyre të preferuar. Sportistët nuk mund të luajnë më, dhe kanalet e dedikuara për sporte nuk kanë ç'të transmetojnë.

Përgjigja është një: E-sports. Sportet online apo video games, quaji si të duash por në momentin që po flasim janë alternativa e vetme.

Gjigandë si ESPN në vend të ndeshjeve reale do të shfaqin kampionate të NBA 2K, Madden NFL 20 dhe Rocket League.
Por edhe vetë atletët në mungesë të aktivitetit dhe mundësisë për të mbajtur audiencën gjallë i janë drejtuar po ashtu Esports, duke mbajtur livestreams të lojrave të ndryshme të ndërtuara rreth tyre.

Piloti i F1, Lando Norris mori pjesë në një garë virtuale të Australian Grand Prix.
Kevin Durant po luan në NBK 2K, e plot shembuj të tjerë.

Industria e sporteve online ka pasur një rritje kolosale këto vite, por javët e fundit suksesi ka shpërthyer duke përfituar kështu nga dështimi i të tjerave.

Twitch, një prej krye-platformave për video-game streaming, pati një rritje të frikshme brenda muajit, nga 982 milion orë shikime në Shkurt arriti 1.1 bilion në Mars.
Fakti që yje të botës reale tashmë i bashkohen është me përfitim për të dyja palët.

Lajme të tilla konfirmojnë edhe një herë rolin e veçantë të Esports.

Nëse je i intersuar, Geek Room të fton të ndjekësh këtë të dielë në 21:00 një super event me yjet e Formula 1, në Twitch ose Facebook.

maxresdefault_4.jpg

 
Saturday, 04 April 2020 14:06 Last modified on Saturday, 04 April 2020 19:53

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo