August 11, 2022

5 planete të ndryshëm do të rreshtohen njëri pas tjetrit në fenomenin e rrallë planetar

5 planete të ndryshëm do të rreshtohen njëri pas tjetrit në fenomenin e rrallë planetar

5 planete të mëdha të sistemit tonë diellor do të shndërrisin njëra pas tjetrës gjatë fenomenit të rrallë planetar që do të ndodhë gjatë ditës së premte. Nëse qielli është i pastër, ju do të mund ta shikoni këtë fenomen me sy të lirë, ku Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të nisin të ndriçojnë para agimit.

Kjo është një mundësi tepër speciale për të parë Mërkurin, i cili zakonisht nuk mund të shikohet për shkak të ndriçimit të fortë të Diellit. Ky rreshtim do të shikohet më mirë gjatë ditës së premte, por do të mund të shikohet deri në ditën e hënë në shumë vende të ndryshme të botës.

_125591712_northern_hemisphere_640-2x-nc.png

Hera e fundit që ky rreshtim ndodhi ishte në vitin 2004, dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë sërisht në vitin 2040. Planetet do të duken si ”një varg perlash të shpërndara në horizont”, tregon shkencëtarja e hapësirës dhe vëzhguesja e lëvizjes së yjeve në Society of Popular Astronomy, Lucie Green.

Pamja më e mirë do të jetë në vendet e hemisferës veriore rreth 45- 90 minuta para lindjes së diellit. Për të parë këtë rreshtim të planetëve ju duhet të shikoni drejt lindjes, por shkencëtarja këshillon që të mos përdoren objektet si dylbitë apo teleskopët, pasi rrezikoni të shikoni drejtpërdrejt Diellin. Planeti më i largët do të jetë Saturni, ndërkohë që më i afërti do të jetë Mërkuri.

Thursday, 23 June 2022 23:43

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019