June 25, 2022

NASA ka arritur të regjistrojë zhurmën brenda një vrime të zezë

NASA ka arritur të regjistrojë zhurmën brenda një vrime të zezë

Shumë prej nesh kanë besuar se në hapësirë nuk mund të ketë zhurma, për sa kohë hapësira është si një vakum. Megjithatë NASA e ka përjashtuar këtë mit, duke publikuar një video të re ku ka të regjistruar zhurmën që zhvillohet brenda një vrime të zezë në qendër të galaksisë Perseus.

E krijuar mbi valët zanore që astronomët arritën të kapnin më parë, kjo zhurmë e përkthyer nga të dhënat astronomike bën që ne të dëgjojmë për herë të parë zhurmën brenda vrimave të zeza.

Ekziston një ide e gabuar në përgjithësi se në hapësirë nuk ka zhurma pasi aty nuk ka ajër. Megjithatë në një grumbuj galaktikash ekziston një sasi e madhe gazi që ndihmon në përçimin e valëve zanore.” thanë zëdhënësit e NASA.

Valët zanore u morrën nga drejtime radiale të ndryshme që nisin nga qendra. Sinjalet më pas u rikrijuan për t’ju përshtatur dëgjimit të njerëzve duke i shkallëzuar rreth 58 oktavë mbi tonin e tyre të vërtetë. “Një tjetër mënyrë për të shpjeguar këtë është se zhurmat po dëgjohen 144 kuadrilion dhe 288 kuadrilion herë më të larta se frekuenca e tyre origjinale.” tregohet në deklaratë.

Ky zbulim i ri, i cili tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve pothuajse 2 dekada më parë, do të ndihmojë në kuptimin e asaj që gjendet përtej qiellit tonë.

Wednesday, 22 June 2022 09:10

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019