May 30, 2020

Të pëlqen fotografia? Ndiq këto Youtubers dhe kuse falas online

Vlerëso këtë lajm
(2 votes)
Të pëlqen fotografia? Ndiq këto Youtubers dhe kuse falas online

Karantina dhe ndalimi i lëvizjes sigurisht që janë problem për udhëtarët, sidomos për ata që gjatë rrugës preferojnë të shkrepin edhe ca foto. Por nga ana tjetër kjo është koha e përsosur për të perfeksionuar aftësitë ndaj meqë kemi kohë plot, në vend që ti nxjerrim fundin Netflix-it mund të mësojmë më shumë për fotografinë. Dhe kur të rifillojë lëvizja, fotot e reja mund të jenë akome më shumë fantastike.

 

Keto dy kurse falas fotografie do te ndikojne shume ne rritjen tende profresionale:

1. Digital Photography Exposed
Një kurs falas me 12 pjesë nga Universiteti i Harvardit. I ka bërë disa vite tashmë, por vazhdon të mbetet cilësor për ata që janë në hapat e tyre të para. Fillon me bazat, dhe kalon tek aspektet teknike të një kamere dixhitale, dhe madje përfshin edhe projekte. Në tërësi ofron krijimin e një baze solide për fushën.

Për më shumë kliko këtu.

2. Creative Live
Ndërsa kompania ofron disa kurse të mira me çmime të konsiderueshme që mund ti shohësh kur të duash, ofron edhe transmetive live falas për tema të ndryshme.
Sigurisht në këtë rast është çështje fati më shumë por për fat transmetimet janë on 24 orë të ditës ndaj sa herë që të futesh do gjesh diçka patjetër. Mjafton të regjistrohesh falas dhe futu herë pas here nëse të intereson.

Për më shumë kliko këtu.

 

Nga ana tjetër YouTube vazhdon të mbetet burimi i preferuar i "How To" ndaj ja dhe dy sugjerimet tona për të ndjekur:

1. Sean Tucker
Ndonjëherë është mirë të kuptosh përse do të bëhesh fotograf, në mënyrë që të kuptosh veten. Sean Tucker krahas tutorialeve dhe shpjegimeve teknike për përdorimin më efikas të fotografisë, shpesh ndalet tek diskutime të rëndësishme për të të dhënë mundësinë si të kuptosh stilin tend, si të gjesh kohë për fotografinë kur je i zënë, dhe si të tejkalosh bllokimet artistike. Fillestar apo veteran qofsh janë probleme që i hasim të gjithë.

Ndiq Sean Tucker këtu

2. Mango Street
Nëse vështirësitë më të mëdha i has në editim apo procesim të fotografimit, Mango Street ka pothuajse gjithmonë një video përmbledhëse për ty.
Çifti nga Los Angeles, Rachel Gulotta dhe Daniel Inskeep, e menaxhojnë këtë kanal nën moton "tutoriale fotografie që nuk të humbasin kohë" dhe përfshijnë pothuajse gjithçka, nga portretet nën ujë deri tek mjeshtria e Lightroom Classic.

Ndiq Mango Street këtu

Sunday, 29 March 2020 10:10 Last modified on Sunday, 29 March 2020 10:25

Geek Room on Instagram