May 28, 2022

Ndryshimet klimatike mund të rrezikojnë të ardhmen e Lojrave Olimpike Dimërore

Ndryshimet klimatike mund të rrezikojnë të ardhmen e Lojrave Olimpike Dimërore

Një studim i ri ka paralajmëruar se e ardhmja e Lojrave Olimpike Dimërore mund të jetë në rrezik për shkak të ndryshimeve klimatike. Ekspertët kanë publikuar këtë paralajmërim vetëm disa ditë para fillimit të këtyre Lojrave Olimpike, të cilat do të jenë të parat që do të përdorin borë 100% artificiale.

Studiuesit nga Loughborough University thanë: “Rreziku është i qartë – ngrohja e krijuar nga njeriu do të rrezikojë të ardhmen e të gjitha sporteve dimërore. Kjo gjë po ul gjithashtu numrin e vendeve klimatikisht të përshtatshme për zhvillimin e Lojrave Olimpike Dimërore.” Në raportim tregohet se deri në 2050, do të jenë vetëm 10 vende me klimë të përshtatshme për zhvillimin e këtij eventi.

Zonat e mëparshme organizuese tashmë janë të klasifikuara si në rrezik të lartë, si Chamonix, Norvegjia, Franca dhe Austria, ndërkohë që Vankuveri, Sochi dhe Squaw Valley janë “të dyshimta”.

53434271-0-image-a-5_1643278455051.jpg

Laura Donaldson, një pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike Dimërore ka ngritur shqetësimin se bora artificiale mund të sjellë rreziqe për atletët gjatë këtij viti. “Kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për atletët – madje disa prej tyre kanë vdekur.” tha ajo.

53433915-0-image-a-3_1643278409958.jpg

Bora artificiale është përllogaritur që do të kërkojë rreth 222 milionë litra ujë për t’u prodhuar. Nga ana tjeter atleti Peter Speight ngriti shqetësimet rreth ndryshimeve klimatike. “Është një ndihmë e madhe prodhimi i borës artificiale, por ajo përdor sasi të mëdha uji dhe energjie dhe kjo gjë nuk ndihmon aspak në zgjidhjen e problemit të ndryshimeve klimatike.” tregoi Peter.

Friday, 28 January 2022 08:11

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019