January 29, 2022

Ju tashmë mund të shikoni pikturën Night Watch të Rembrandt përmes imazhit 717 gigapixel

Ju tashmë mund të shikoni pikturën Night Watch të Rembrandt përmes imazhit 717 gigapixel

Rijksmuseum ka publikuar “fotografimin më të madh dhe më të detajuar të një vepre arti”, dhe ju mund ta shikoni atë falas në këtë website.

Ky skanim i kryeveprës së krijuar nga Rembrandt van Rijn në 1642 të quajtur The Night Watch, e cila ka një format 3.65 x 4.26 metra është aktualisht fokusi i projektit të restaurimit “Operation Night Watch”.

Detajet teknike në këtë skanim janë mahnistëse. Në një deklaratë për shtyp, Rijksmuseum shpjegon se kjo fotografi është krijuar nga 8,439 fotografi individuale të shkrepura në kamerën Hasselblad H4D 300 MS 100 MP. Më pas një sistem AI ndihmoi në bashkimin e të gjitha këtyre fotografive në një imazh të vetëm.

Operation_Night_Watch___Rijksmuseum__2.webp

Kjo gjë rezultoi në krijimin e një fotografie 717 gigapixel me madhësi 5.6 terabyte, ku çdo pixel tregon një zonë prej 5 mikrometër në madhësinë origjinale të pikturës. Muzeu thekson se ky skanim është 4 herë më i qartë se skanimi i fundit, që ishte "vetëm" 44.8 gigapixel.

Me pak fjalë ju mund të zmadhoni aq shumë fotografinë saqë mund të shikoni thyerjen e krijuar në bojën e pikturës. Kjo mund të jetë një eksperiencë dhe më e mirë e vështrimit të kryeveprës nga Rembrandt, pasi ju mund të shikoni nga shumë pranë çdo cep të saj.

Nëse ju dëshironi të shikoni një tjetër vepër arti me rezolucion të lartë, atëherë klikoni këtu (Girl with a Pearl Earring nga Johannes Vermeer).

Thursday, 13 January 2022 00:57 Last modified on Thursday, 13 January 2022 01:14

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019