January 29, 2022

Ja sa shumë para fitoi CEO i Apple, Tim Cook gjatë 2021

Ja sa shumë para fitoi CEO i Apple, Tim Cook gjatë 2021

Përmes një deklarate të bërë nga Apple ditën e enjte u bë e ditur se sa shumë para një person mund të fitojë pas drejtimit të kompanisë më të vlefshme dhe me përfitimet më të mëdha në botë për 10 vite.

Gjatë këtij viti Tim Cook fitoi rreth $98,7 milionë. Rroga e tij bazë qëndroi po $3 milionë, por ai përfitoi një shtesë prej $12 milionësh përmes stimujve dhe aksione me vlerë $82 milionë. Kjo shumë është 6 herë më e madhe se fitimet e tij gjatë vitit 2020 ($14 milionë), siç raportohet nga MacRumors.

Në këtë shumë nuk përfshihen $750 milionë vlerë në aksione të cilat ishin pjesë e “paketës 10 vjeçare” që Cook pranoi kur mori drejtimin e kompanisë. Termat e kësaj pakete ndryshuan në vitin 2013, kur performanca e Apple ra, dhe Cook vendosi grantet e tij në rrezik nëse ai nuk siguronte para mjaftueshëm për aksionerët.

Për momentin Apple ka një vlerë në treg prej $3 trilionësh, e cila flet për suksesin e kompanisë.

Mirëpo jo gjithçka ka qenë e qetë, pasi kohët e fundit punonjësit e Apple kanë ngritur zërin më shumë se kurrë mbi detyrimin e kthimit në zyra nga kompania dhe transparencës mbi pagesën. Në dokumentin e publikuar, Apple tregon se pasi ka bërë llogaritjet me të gjitha bonuset e ofruara, rroga mesatare e një punonjësi është $68,254.

Saturday, 08 January 2022 01:25

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019