May 28, 2022

Personi i paralizuar me një çip të implantuar në tru poston tweet-in e parë përmes mendimeve

Personi i paralizuar me një çip të implantuar në tru poston tweet-in e parë përmes mendimeve

Një 62 vjeçar nga Australia i diagnostikuar me sklerozë amiotrofike laterale (një sëmundje që shkakton paralizën) është tashmë në gjendje të komunikojë me persona të tjerë përmes mendimeve të tij. Ditën e enjte, ai publikoi në rrjetet sociale një postim duke përdorur mendimet e tij.

Unë e krijova këtë tëeet vetëm duke menduar.” lexohej në postimin e krijuar nga Philip O’Keefe që u publikua në Twitter nga CEO i Synchron, Thomas Oxley. Tweet-i i parë i krijuar nga mendimet u krijua nga truri i O’Keefe pa praninë e telave.

 

 

Pas paralizës progresive të shkaktuar nga sëmundja e tij, ai implantoi një ndërfaqje kompjuterike të quajtur “Stentrode“ në trurin e tij. Kjo pajisje është dizenjuar për t’i mundësuar pacientëve një kontroll wireless mbi pajisjet dixhitale përmes mendimeve të tij.

Tashmë unë mendoj se ku dëshiroj të klikoj në kompjuter dhe pajisja bën punën e saj. Unë mund të dërgoj email-e, të blej online dhe të komunikoj me botën përmes Twitter-it.” tregon O’Keefe (ose mendon). Sipas tij mësimi i komandimit të këtij sistemi mahnitës është i njejtë me mësimin përdorimit të biçikletës. “Sapo ti e mëson, gjithçka bëhet normale.”

Tuesday, 28 December 2021 10:16

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019