May 28, 2022

NASA punëson 24 teologë për të diskutuar se si bota do të reagonte nëse do të verifikohej prania e alienëve

NASA punëson 24 teologë për të diskutuar se si bota do të reagonte nëse do të verifikohej prania e alienëve

NASA ka vendosur të punësojë 24 teologë të cilët do të marrin pjesë në programin e saj në Center of Theological Inquiry. Ky program ka si qëllim gjetjen e përgjigjeve që na kanë “munduar” që në fillimet tona, si përshembull “Çfarë është jeta? Çfarë kuptimi ka të jesh gjallë? Cilat janë mundësitë që të ekzistojë një formë tjetër jete në vende të tjera?

Tashmë që NASA ka 2 rovera në Mars dhe disa anije kozmike që orbitojnë Jupiterin dhe Saturnin, shpreson që kjo është rruga e duhur që duhet ndjekur për të gjetur jetë jashtë Tokës.

52196387-10343387-image-a-64_1640379203718.jpg

Traditat fetare mund të jenë një faktor kryesor në mënyrën se si njerëzit do të kuptonin konfirmimin e jetës në vende të tjera.” tha prifti Andrew Davison.

Në 2008 astronomi i Vatikanit tha se nuk ka asnjë konflikt midis besimit në Zot dhe mundësisë së ekzistencës së “vëllezërve jashtëtokësorë” të cilët mund të jenë më të evoluar se njerëzit. “Sipas opinionit tim kjo mundësi ekziston.” tha një prift 45 vjeçar që është drejtues si Vatican Observatory. “Në një univers kaq të madh, ti nuk mund të përjashtosh këtë hipotezë.”

Megjithatë disa teologë të tjerë nuk janë shumë dakord me këtë ide. “Përgjigjja është jo, kjo është spekulative.” tha Albert Mohler në një intervistë në 2008.

Sunday, 26 December 2021 09:59

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019