May 28, 2022

Xiaomi gjobitet për reklamim të rremë në Kinë

Xiaomi gjobitet për reklamim të rremë në Kinë

Më parë Xiaomi nuk ka patur një strategji shumë të fortë në reklamimin e produkteve të saj. Shumica e personave që dinin rreth kësaj kompanie kishin dëgjuar për të nga miqtë e tyre. Mirëpo tashmë kjo kompani nuk është më startup-i që ishte më parë.

Xiaomi ndërmerr shpesh fushata të ndryshme reklamimi, online dhe offline për të bindur përdoruesit të blejnë pajisjet e tyre. Mirëpo njëra nga këto reklama ka bërë që kompania të gjobitet për “reklamim të rremë”.

Sipas një raportimi nga ITHome, Xiaomi është gjobitur me $3,141 për reklamim të rremë në Kinë. Ky penalitet vjen nga departamenti mbikëqyrës i tregut pasi Xiaomi ka shkelur “Ligjet e reklamimit në Republikën Popullore të Kinës”.

Vitin e kaluar, kompania bëri një gabim në reklamën e Redmi K30 5G në Tmall. Imazhi reklamues përmendte se smartphone-i ofronte një ekran AMOLED Samsung, ndërkohë që pajisja përdorte një panel LCD.

Me sa duket personi që ka krijuar këtë reklamim nuk e ka kontrolluar pamjen finale, pasi është pajisja Redmi K30 Pro e cila ofron një ekran AMOLED nga Samsung.

Saturday, 25 December 2021 10:41

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019