Të gjithë personat që jetojnë në SHBA tashmë duhet të tregojnë kujdes kur pranojnë friend request në rrjetet sociale nga persona të panjohur. Një rregull i ri që hyri në fuqi ditën e martë ka zgjeruar mënyrat se si mbledhësit e borxheve mund të komunikojnë me “borxhlinjtë”.
Ky rregull përcakton se tashmë mbledhësit e borxheve kanë të drejtë të komunikojnë me klientin dhe përmes rrjeteve sociale. Ndryshimet u prezantuan gjatë kohës kur Trump ishte president kur Consumer Financial Protection u bë më miqësore ndaj komunitetit të biznesit.
“Rregulli i ri nga CFPB mbi mbledhjen e borxheve është një hap i vogël përpara duke modernizuar mënyrën e komunikimit me konsumatorët.” tha Mark Neeb, CEO i ACA International. Rregullat paraqesin disa limitime të qarta për të mbrojtur privatësinë e njerëzve apo abuzimin me këto praktika. Mbledhësit e borxheve nuk mund të postojnë diçka që është e shikueshme nga publiku i gjerë apo nga followers-at e tu.
Gjithashtu nuk lejohen as dredhitë. Nëse një mbledhës borxhesh ju dërgon një mesazh privat duke ju thënë që ta shtoni atë si një kontakt apo si mik, ai duhet ta bëjë të qartë që po përpiqet që të grumbullojë një borxh.
Këta persona duhet të ofrojnë gjithashtu mundësinë që të mos i shqetësojnë më këto persona nëse ato nuk dëshirojnë.