CEO i Tesla, Elon Musk ka inkurajuar përdoruesit që të blejnë bilbilin “Cyberwhistle” të Tesla në vend që të shpenzojnë $19 për të blerë pëlhurën pastruese të Apple.
Faqja e produktit, të cilën Elon e shpërndau ditën e martë në Twitter, ofron një bilbil prej inoksi që ka një dizajn të ngjashëm me Tesla Cybertruck. “Inspiruar nga Cybertruck, Cyberwhistle vjen në një version të limituar të krijuar nga inoks i gradës mjekësore.” shkruhet në faqjen në internet të këtij bilbili.
Don’t waste your money on that silly Apple Cloth, buy our whistle instead!
— Elon Musk (@elonmusk) December 1, 2021
Në tetor, Apple prezantoi një pëlhurë pastruese që kushtonte $19, e cila u bë menjëherë subjekt tallje nga persona të ndryshëm për shkak të prezantimit të saj dhe çmimit jo të zakonshëm. Musk kishte shprehur me kohë mendimin e tij në lidhje me Apple Cloth pas prezantimit të saj, dhe në një twëet ai krahasoi bilbilin e Tesla dhe Polishing Cloth të Apple.
Me sa duket reklamimi i këtij produkti nga Elon Musk ishte mjaft i suksesshëm, pasi të gjithë bilbilat në stok që kushtonin $50 janë shitur.