Kryeministri australian, Scott Morrison ka prezantuar disa ligje të reja kundër shpifjes që do të detyronte rrjetet sociale të zbulojnë identitetin e “tallësve” në platformë, ose të paguajnë çmimin e mashtrimit.
Në këtë mënyrë ligjet e reja do të bënin përgjegjës rrjetet sociale, si Facebook dhe Twitter, për komentet tallëse që bëhen kundër personave të ndryshëm. Si pjesë e këtij proçesi, personi që ka bërë një koment të papërshtatshëm do të kërkohet që t’i mbyllet adresa, mirëpo nëse ato refuzojnë atëherë platforma do të pyesë legalisht postuesin për lejen e publikimit të të dhënave të tij.
Mirëpo çfarë ndodh nëse platforma nuk mer lejen e përdoruesit? Ligjet e e reja do të prezatojnë një urdhër për publikimin e të dhënave dhe pa marrë lejen e tyre më parë. Nëse kompanitë nuk arrijnë do ta identifikojnë personin, ose refuzojnë të publikojnë të dhënat e tij, atëherë ato duhet të paguajnë për komentet tallëse të këtyre personave.
“Bota online nuk duhet të jetë një vend i egër ku bots dhe “tallës” me adresa anonime mund të dëmtojnë njerëzit. Kjo nuk është diçka që do të ndodhte në jetën reale, dhe nuk duhet të ndodhë as në jetën dixhitale.” tha kryeministri.
Siç tregohet nga ABC Australia, drafti i këtyre ligjeve pritet të prezantohet gjatë kësaj jave, dhe nuk do të shfaqet në parlament të paktën deri në fillimin e vitit të ardhshëm.