January 29, 2022

Amazon lejon stafin të “spiunojë” historinë e blerjeve të personave VIP

Amazon lejon stafin të “spiunojë” historinë e blerjeve të personave VIP

Amazon është akuzuar gjatë kohëve të fundit pasi ka lejuar stafin e saj të “spiunojë” në historinë e blerjeve të kryera nga personalitete mjaft të njohur si Kanye West dhe aktorët e Avengers, të cilët e kanë përdorur platformën për të blerë disa sex toys.

Me mijëra punonjës që punojnë në sektorin costumer service në të gjithë botën mendohet se kanë pasur një akses të lirë për të shikuar historinë e blerjeve të të gjithë personave të regjistruar. Qëllimi i këtij sistemi ishte që të përmirësonte shpejtësinë e shërbimit, mirëpo disa persona nga ky staf e shfrytëzuan këtë aftësi për të parë se çfarë produktesh personat e njohur kishin blerë gjatë kohëve të fundit.

Këto zbulime u bënë të ditura pas investigimit të kryer nga Wired. Ata kanë marrë në intervistë ish-punonjës të kompanisë Amazon si dhe dokumente të brendshme nga viti 2015 në 2018. Një ish- punonjës i kompanisë tregoi se ai mbante mend që kolegët e tij kërkonin në historinë e blerjeve të Kanye West dhe aktorëve të Avengers, dhe kishin parë se disa prej tyre kishin porositur sex toys.

Një zëdhënës i Amazon tregoi për MailOnline : ”Përgjatë 25 viteve në këtë biznes, Amazon ka ndjekur politika mjaft të rrepta të mbojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe ka investuar miliarda dollarë për të krijuar sisteme dhe proçese për të mbrojtur këto të dhëna."

Wednesday, 24 November 2021 09:53 Last modified on Wednesday, 24 November 2021 11:16

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019