Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët në University of Sheffield, do të ishte e mundur që njerëzit të jetonin në botën-shkretëtirë të Arrakis, që ekziston në filmin Dune.
Frank Herbert e shkruajti Dune në 1965, duke përshkruar në mënyrë të detajuar botën e Arrakis, një shkretëtirë boshe me temperatura që arrinin mbi 70 gradë Celsius, ne të cilin nuk bie shi.
Duke përdorur këto detaje, shkencëtarët klimatikë krijuan disa modele të kësaj bote për të parë nëse ishte e mundur mbijetesa në këtë planet. “Ne dëshironim të dinim se si do të ishte fizika dhe ambienti i kësaj bote virtuale në një model të vërtetë klimatik.” shkruan ata në The Conversation.
“Ne ishim shumë të surprizuar të zbulonim se Herbert kishte imagjinuar një ambient që në pjesën më të madhe i përshtatet gjendjeve të realizueshme. Për këtë arsye ne besojmë se vetë Arrakis do të ishte me shumë mundësi i banueshëm.”
Për të parashikuar se sa i banueshëm do të ishte Arrakis, ato përdorën modelet klimatike që ne i përdorim aktualisht për të parashikuar motin në Tokë. Më pas atyre i duhej të vendosnin ligjet e fizikës që ishin më të përshtatshëm për Arrakis, bashkë me fuqinë diellore dhe shkëmbinjtë që formonin malet.
“Në modelin tonë të Arrakis, muajt më të nxehtë në regjionin tropikal regjistronin temperaturat 45 gradë Celsius, ndërkohë që më të ulëtat nuk i kalojnë 15 gradë Celsius. Mirëpo në zonat e tjera, vera mund të regjistrojë temperatura 70 gradë Celsius, ndërsa në dimër -75 gradë.”