October 18, 2021

Ky këllëf mbrojtës i iPhone 13 shton një shërbim që ka munguar gjithmonë, hedhjen e karameleve

Ky këllëf mbrojtës i iPhone 13 shton një shërbim që ka munguar gjithmonë, hedhjen e karameleve

Dhe pse Apple ka aplikuar një miksim të ri xhami të quajtur Ceramic Shield në pajisjet e saja, ju sërisht duhet të përdorni një këllëf mbrojtës nëse dëshironi të mbroni iPhone-in tuaj nga gërvishtjet apo thyerjet.

Një krijues në YouTube, Matty Benedetto ka krijuar një këllëf DIY që ai e quan “Katapulta e Karameleve”. Këllëfi është printuar nga printer 3D me filament TPU dhe është projektuar për të pasur një hapësirë për ruajtjen e karamelve në pjesën e pasme të smartphone-it. Më pas, ai përdor “sistemin lançues” të këllëfit për të nxjerrë karamele, qofshin ato Skittles apo M&Ms.

Sigurisht që ky këllëf është krijuar posaçërisht për dëshirën personale të Matty Benedetto-s, i cili ka përdorur mjaft mirë imagjinatën e tij për të krijuar “Katapultën e Karameleve”, dhe jo çdo person ka nevojë për një kasë të tillë. Mirëpo kjo video mund të shërbejë si një inspirim për të gjithë ndjekësat e tij për të krijuar një tjetër këllëf që përmbush dëshirat personale të tyre.

Mjafton të keni ide!

Sunday, 10 October 2021 00:30

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo