October 18, 2021

Sezoni i dytë i Squid Game mund të mos fokusohet më tek pjesëmarrësit

Sezoni i dytë i Squid Game mund të mos fokusohet më tek pjesëmarrësit

Krijuesi i Squid Game, Hwang Dong-hyuk, ka treguar idetë e tij në lidhje me një sezon të dytë të mundshëm të këtij seriali duke zbuluar një fokus të ri në sezonin pasardhës.

Në një intervistë për The Times, Hwang zbuloi se ai e kishte menduar praninë e një sezoni të dytë që kur përgatiti 9 episodet e para të Squid Game. “Ndërkohë që unë po shkruaja sezonin e parë të Squid Game, unë po mendoja për historitë që mund të shkruheshin në sezonin e dytë, gjithnjë nëse do të kishte një të tillë. Në mendje kisha që ky sezon të kishte lidhje me personazhin Frontman.” tha Hwang.

Unë mendoj se problemi me oficerët e policisë nuk gjendet vetëm në Korenë e Jugut, por i shtrirë në të gjithë botën. Shpesh herë ato janë viktima të situatës së krijuar pasi nuk arritën të reagonin shpejt. Ky ishte problemi që unë do të dëshiroja të ngrija në sezonin e dytë.”

Idetë kanë filluar të krijohen, mirëpo ende nuk ka një lajmërim zyrtar në lidhje me sezonin e dytë. Drejtuesja në Netflix, Bela Bajaria, tregoi për Vulture se ato janë tepër të kënaqur dhe kërkojnë të vazhdojnë të punojnë me Hwang për të krijuar një tjetër sezon të serialit dramatik.

Thursday, 07 October 2021 08:42

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo