September 20, 2021

Biografi Walter Isaacson i Steve Jobs po shkruan një libër rreth Elon Musk

Biografi Walter Isaacson i Steve Jobs po shkruan një libër rreth Elon Musk

Si shumica e super të pasurve, Elon Musk e ka një sy në trashëgiminë e tij dhe në mënyrën se si ajo do të perceptohet në të ardhmen. Kjo gjë shpjegon dhe faktin se pse Walter Isaacson, biografi i Steve Jobs, po shkruan një libër rreth tij.

“Nëse ju jeni kuriozë rreth Tesla-s, SpaceX dhe sjelljeve të mija private, Walter Isaacson po shkruan një biografi rreth meje.” shkruajti Musk. Ai shtoi në tweet-et pasuese se Isaacson e ka ndjekur si hije për 4 ditë deri më tani, dhe se ai pëlqeu veçanërisht biografinë e babait themelues të SHBA, Benjamin Franklin. Ai u frymëzua aq shumë saqë shpreson se një ditë do të jetë në gjendje ta shkrujë vetë autobiografinë e tij.

 

 

Ndër vite janë publikuar disa libra që flasin rreth jetës dhe karrierës së Musk, duke përfshirë dhe biografinë e vitit 2015 “Elon Musk: Tesla, SpaceX, and the Quest for a Fantastic Future" nga Ashlee Vance.

Musk nuk ka qenë shumë i kënaqur nga publikimi i këtyre librave, bashkë me “Power Play: Tesla, Elon Musk and the Bet of the Century” të Tim Higgins që u publikua gjatë muajit të kaluar. Një review nga The LA Times thotë se libri i Higgins i heq Musk ndriçimin, duke e përshkruar atë si një ekzekutiv që i pushon punonjësit dhe nëse ato nuk e meritojnë të shkarkohen.

Friday, 06 August 2021 02:43 Last modified on Friday, 06 August 2021 11:03

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo