Policia po kërkon për një YouTuber që u fut në vendin e lançimit të SpaceX në Texas, nga ku u testua raketa SN11 Starship, e cila më pas shpërtheu.
Në fund të muajit mars Caesar L. Galaviz u fut në bazën Boca Chica të kompanisë së Elon Musk ku askush nuk e ndaloi atë. Gjatë kësaj kohe ai filmoi veten e tij ndërkohë që i afrohej prototipit 16 katësh Starship. Këtë video Caesar e publikoi në kanalin e tij në YouTube, Loco VlogS.
Sherifi Eric Garza i Cameron County publikoi një tweet ditën e hënë ku shkruante se policia ka lëshuar një urdhër arresti për Caesar pasi ai u fut me vetëdije në pronën e SpaceX pa lejen e tyre. Galaviz e fshiu këtë video para se ajo të bëhej virale, mirëpo ajo u rishfaq në platformë pasi u publikua nga një përdorues tjetër.
A Warrant of Arrest has been issued for Cesar L. Galaviz for Criminal Trespass for intentionally going onto the SpaceX property without their consent. (2021-XARW-0192) pic.twitter.com/UaBrWBJzVC
— Sheriff Eric Garza (@SheriffGarza) May 10, 2021
Më pas në kanalin Loco VlogS Ceasar publikoi një video ku ai kërkonte falje duke thënë se veprimet e tij ishin të gabuara dhe ilegale. Në një intervistë për Insider ai tregoi se e ndërmorri këtë aventurë pasi mendoi se do të bënte një video mjaft të mirë për ndjekësit e tij. “Unë shpresoj se komuniteti i SpaceX do ta pranojë kërkesën time për falje.” tha ai.