May 18, 2021

Elon Musk viziton Gigafactory në Texas me makinën më të re Cybertruck

Elon Musk viziton Gigafactory në Texas me makinën më të re Cybertruck

Reddit u publikuan fillimisht pamjet kur Elon Musk vizitoi Giga Texas në stil, duke ngarë makinën më të re elektrike nga Tesla, Cybertruck. Ky pick-up truck tërhoqi vëmendjen e shumicës së punonjësve të kësaj fabrike, e cila dukej sikur ishte në habitatin e saj natyral, në rrugë jo të shtruara dhe me gomat e mbushura me baltë.

cybertruck-giga-texas-visit-5.jpeg

Nuk ishte vetëm pamja e jashtme që tërhoqi vëmendjen e tyre, por edhe interiori, që përmbante një ekran 17 inç dhe timonin e famshëm Yoke që gjendet në modelin e rifreskuar S dhe X. Me sa duket makina që Elon Musk ka përdorur është i njejti prototip që u prezantua në 2019, pasi ajo kishte akoma doreza në dyer, gjëra që nuk do të jenë prezente në versionin final të produktit, siç është lajmëruar më parë.

cybertruck-giga-texas-visit-3.jpeg

Tesla Cybertruck është një ndër makinat më të shumëpritura në historinë e Teslas, ku Musk deklaroi se kërkesa për pickup-truck me forma jo të zakonshme ka tejkaluar pritshmëritë e kompanisë. Prodhimi i tyre mendohet se do të fillojë gjatë këtij viti, por Elon ka ngurruar të flasë rreth kësaj teme.

cybertruck-giga-texas-visit-1.jpeg

Pyetjes “A do të jetë i gatshëm për tregun në vitin pasardhës Cybertruck?” ai iu shmang duke thënë se prodhimi i limituar i Model Y do të nisë gjatë këtij viti.

Friday, 16 April 2021 13:02 Last modified on Friday, 16 April 2021 13:12

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo