November 27, 2020

Elon Musk është tashmë njeriu i tretë më i pasur në botë

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Elon Musk është tashmë njeriu i tretë më i pasur në botë

Javë goxha e ngarkuar për Elon Musk, Covi19, dërgimi i 4 astronautëve në stacionin hapësinor, oh po u bë edhe pak fare njeriu i tretë më i pasur në botë. 

Tesla, kompania me kapacitetin prodhues as sa 1 të dhjetat e Toyota, vlen sot në bursë më shumë se secila kompani makinash. Aksionet e saj panë një kapërcim prej 13% pasi Tesla u bë pjesë e indeksit S&P500 të kompanive lider të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Këto aksione të cilat vetëm këtë vit janë ritur me gati 500% do i sigurojnë Musk një shtesë në pasuri prej $15 bilion duke e çuar në total $117 bilion. Kjo e pozicionon 49 vjeçarin një vend më lartë Mark Zuckerbergut me pasuri $106 bilion.

Në vend të parë vazhdon ende të jetë themeluesi i Amazon, Jeff Bezos me $184 bilion e pas tij Bill Gates i Microsoft me $129 bilion. 

Musk i cili ka në pronësi 20% të aksioneve të Tesla ka parë një rritje prej $90 bilionë vetëm këtë vit, me këto ritme nuk do ishte çudi ta shihnim në krye të listës në fare pak kohë.

Wednesday, 18 November 2020 16:59 Last modified on Wednesday, 18 November 2020 23:32

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo