Rikthehet Mustang Mach 1 5.0 V8.
Ford e zbuloi për botën gjatë një eventi digjital. Mjeti do të vijë me më shumë fuqi sesa Mustang GT aktual por pritet të jetë më i arritshëm se modelet Shelby GT, të cilët projektohen për pista.
Mustang Mach 1 2021 është produkt i dashurisë së fansave, njejtë si Bullit, një Mustang i 1968 i cili shafqej tek filmi hit me të njëjtin emër me protagonist Steve McQueen. Këto lloj makinash nuk janë më të dalluarat për shitje, por tërheqin vëmendjen e nevojshme sidoqoftë.
Pas 17 viteve mungesë ky Mustang do të dalë në USA dhe Kanada verën e ardhshme.
Do të ketë një pamje më agresive, hundë të re të stilizuar përfshi grilën dhe pjesë të performancës nga modelet Shelby.
Motorri V8 5 litërsh prodhon 480 kuaj fuqi.
Kambio me 6 shpejtësi do të jetë manuale. Por ekziston edhe një version automatik me 10 shpejtësi.
Ford nuk ka folur për çmim ende, dhe as parashikime për shitjet, por bën të ditur se ky automjet do të jetë i disponueshëm internacionalisht.
Më shumë se 300,000 Mustang Mach 1 janë prodhuar që nga debutimi në 1969. Pas 9 vjetësh u ndalua për herë të parë dhe u rikthye në vitin 2004.
Mach do të përdoret edhe për Mach-E, një version totalisht elektrik i cili pritet të dalë në shitje në fund të vitit.