June 09, 2023

Toyota tregon se në botë nuk ka burime të mjaftueshme për të përdorur vetëm makina elektrike

Toyota tregon se në botë nuk ka burime të mjaftueshme për të përdorur vetëm makina elektrike

Shkencëtari drejtues në Toyota Motor Corp tregon se mungesa e rezervave të mineraleve, të cilat janë të rëndësishme në krijimin e baterive, do të na detyrojë që të përdorim makina të tjera që nuk janë elektrike.

Disa investitorë dhe grupe ambientaliste kanë akuzuar Toyota për tranzicionin e ngadaltë drejt elektrifikimit të flotës së tyre. Megjithatë shitësi më i madh i makinave në botë mendon se makinat tërësisht elektrike nuk janë aq të përshtatshme për tregun sa makinat hibride që përdorin lëndë djegëse dhe elektricitet, si modeli i famshëm Prius hybrid.

Gill Pratt, drejtues i Toyota Search Institute tregoi për gazetarët se makinat elektrike mund të bëjnë një diferencë vetëm në shtetet si Norvegjia, ku gjendet një infrastrukturë e gatshme për energjinë e rinovueshme. Mirëpo në vendet e tjera të botës, përdorimi i lëndëve djegëse për të prodhuar elektricitet mposht qëllimin e makinave elektrike.

5ESSXHZEERLWFOQCAG6LQPQLJA.webp

Materialet e baterisë dhe infrastruktura e karikimit përmes energjisë së rinovueshme do të jetë shumë e pranishme në të ardhmen. Megjithatë do të duhen disa dekada deri sa të minojmë materiale të mjaftueshme për bateritë, të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e energjisë së rinovueshme që gjenerojmë dhe përhapjen në shkallë të gjërë të kësaj teknologjie.” shtoi Pratt.

Ish-CEO i Toyota, Akido Toyoda ka treguar se makinat elektrike janë po aq të rëndësishme në uljen e emëtimeve të gazeve karbonike sa makinat me hidrogjen.

Saturday, 20 May 2023 09:40

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo