March 23, 2023

Rruga në Australi që ndriçon gjatë natës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale

Rruga në Australi që ndriçon gjatë natës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale

Një kompani vendase në Australi ka provuar një ide gjeniale për të rritur sigurinë e rrugëve në këtë shtet, duke përdorur vijëzimet që ndriçojnë gjatë natës.

Tarmac Linemarking, në bashkëpunim me OmniGrip dhe Vic Roads përfunduan vijëzimin testues me material fosforeshent dhe rezultatet deri më tani janë mahnitëse.

Veshjet fosforeshente mbi vijëzimet e rrugëve nisin të ndriçojnë gjatë natës duke çliruar të gjithë energjinë e grumbulluar gjatë ditës, duke i bërë akoma dhe më të qarta kufizimet e rrugëve dhe duke rritur sigurinë në rrugë.

8c44d9ccbfa1b08907e492d7d8096610.jpg

John Emanuelli, përfaqësues i Tarmac Linemarking tha se pas përfundimit të testit në një sektor rruge 1km të gjatë është kontaktuar nga shumë biznese të ndryshme që dëshironin të ndriçonin rrugët e tyre. “Ka patur një interes të madh që pas përfundimit të këtij testimi, dhe me të vërtetë ky është një produkt mjaft i mirë.” tha ai.

Për më tepër, sipas John kjo teknologji do të gjejë përdorim në shumë fusha të tjera dhe jo vetëm në rrugë. “Vijëzimet fosforeshente do ta bëjnë më të lehtë për drejtuesit e automjeteve që të shikojnë limitet e rrugës, duke rritur kështu dhe kohën e reagimit dhe sigurinë e tyre. Kjo gjë mund të jetë tepër e rëndësishme për personat që nuk e njohin mirë një rrugë të caktuar.”

65e4fe5ca2992b130c53a4720ffbd80f.jpg

Fotografitë nga këto rrugë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u shpërndarë më tepër se 100,000 herë në Facebook.

Sunday, 18 September 2022 13:44

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Gisela Shabani