January 28, 2023

Teknologjia e re kundër tejkalimit të shpejtësisë duhet të përfshihet me detyrim në të gjitha modelet e reja të makinave në Evropë

Teknologjia e re kundër tejkalimit të shpejtësisë duhet të përfshihet me detyrim në të gjitha modelet e reja të makinave në Evropë

Drejtimi i makinave mbi shpejtësinë e lejuar mund të bëhet e pamundur në Bashkimin Evropian një ditë, pas prezantimit të teknologjisë së quajtur Intelligent Speed Assistance (ISA).

Në datën 6 korrik, teknologjia ISA është bërë e detyrueshme për të gjitha modelet e reja dhe llojet e ndryshme të makinave që do të prezantohen në tregun evopian. Ky sistem do të hyjë në fuqi për të gjithë makinat e shitura në BE nga korriku i vitit 2024.

ISA përdor kamerat e makinave, të dhënat e hartës dhe deep learning për të mësuar nëse makina po ecën përtej limitit të shpejtësisë, dhe nëse një gjë e tillë zbulohet nga makina drejtuesi do të marrë një paralajmërim ose makina do të ngadalësohet automatikisht brenda limitit të caktuar.

shutterstock_1847371744.jpg

Sipas informacioneve të siguruara nga Komisioni Evropian, shpejtësia mbi normat e lejuara “kontribuon në rreth 30% të aksidenteve fatale” dhe ISA është dizenjuar për të ulur numrin e përplasjeve për shkak të shpejtësisë. Një projekt testues i quajtur PROSPER përllogariti shmangjen e aksidenteve në 6 shtete të ndryshme, dhe parashikoi një ulje të fataliteteve me 19-28% pas implementimit të ISA.

Për sa i përket mënyrës se si kjo teknologji do të funksionojë, është menduar që ISA të ofrojë disa mënyra lajmërimi të ndryshme, si përshembull një paralajmërim me zhurmë, me dridhje, rëndim të pedales së gazit dhe kontrollit të shpejtësisë, duke ulur automatikisht shpejtësinë.

Thursday, 07 July 2022 09:44

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo