August 11, 2022

Celestiq EV ultra luksoz nga Cadillac do të kushtojë rreth $300,000

Celestiq EV ultra luksoz nga Cadillac do të kushtojë rreth $300,000

Ne ende nuk e kemi parë Cadillac Celestiq 2024 , mirëpo një raportim nga The Wall Street Journal Wall Street Journal tregon se çmimi për makinën e re elektrike do të nisë nga $300,000, pasi njësitë e prodhuara do të jenë më pak se 500 të tilla çdo vit.

cadillac_celestiq_show_car_02.webp

Prodhimi pritet të nisë në fund të vitit 2023, dhe brenda në makinë do të jetë i përfshirë një ekran gjigand nga skaji në skaj që do të jetë më i madh se ekrani 33 inç që kemi parë në versionin Lyriq të Cadillac. Pritet që Celestiq të vijë me 4 rrota aktive, të cilat mund të ndryshojnë drejtimin nëpërmjet timonit dhe një tavan tërësisht prej qelqi i cili e ndryshon transparencën sipas dëshirës së secilit pasagjer. Deri më tani janë publikuar vetëm disa pamje të gomave, dritave dhe dyerve, por së shpejti pritet të kemi një pamje të plotë të makinës.

cadillac_celestiq_show_car_03.webp

Në këtë makinë do të prezantohet gjithashtu dhe teknologjia e re driver-assist e General Motors. Teknologjia Ultra Cruise “pa duar” do të jetë e përdorshme në 95% të rasteve të drejtimit të makinës në mbi 3.2 milionë kilometra rrugë në SHBA, sipas kompanisë.

Saturday, 25 June 2022 09:56

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019