June 25, 2022

Karikimi i baterive të reja në makinat elektrike do të kërkojë më pak kohë se mbushja e plotë e makinës me karburant

Karikimi i baterive të reja në makinat elektrike do të kërkojë më pak kohë se mbushja e plotë e makinës me karburant

Kompania amerikane Enovix ka prezantuar një bateri të re për makinat elektrike e cila mund të karikohet tërësisht në më pak se 10 minuta, duke thyer kështu rekordet e karikimit të baterive të makinave në botë.

Kjo gjë do të bëhet e mundur falë teknologjisë së anodës prej silikoni, e cila mundëson karikimin nga 0-80% të baterisë në vetëm 5.2 minuta. Nëse bateritë e Enovix nisin të implementohen së shpejti në makinat elektrike, kjo gjë do t’i japë fund një ndër shqetësimeve kryesore që klientët kanë kur blejnë një makinë të re elektrike, që është koha që nevojitet për një karikim të plotë.

0_end-battery-1200x953jpeg.jpg

Harold Rust, CEO i Enovix tha: “Aftësia e karikimit të shpejtë mund të përshpejtojë proçesin e adoptimit sa më të gjerë të makinave elektrike. Prodhuesit e këtyre makinave po kërkojnë për bateri që mbështesin autonominë më të lartë të mundshme, ndërkohë që sektorët publikë dhe privatë punojnë për të rritur aksesin në karikueset e shpejta".

Popullariteti i makinave elektrike është rritur shumë gjatë kohëve të fundit që nga rritja e çmimeve të lëndëve djegëse më herët gjatë këtij viti.

Sipas raportit të Indicata Market Watch, makinat e përdorura elektrike tashmë po shiten me të njejtën sasi si makinat me djegie të brendshme, me shitjet që u rritën me 68% gjatë muajit prill të 2022.

Thursday, 23 June 2022 08:22

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019