June 25, 2022

Volvo & Epic Games sjellin teknologjinë e vizualizimit real në gjeneratën e re të makinave falë Unreal Engine

Volvo & Epic Games sjellin teknologjinë e vizualizimit real në gjeneratën e re të makinave falë Unreal Engine

Për t’i ofruar klientëve të tij eksperiencën më të mirë të përdorimit, Volvo Cars po sjell teknologjinë e vizualizimit real në gjeneratën e makinave të adhshme elektrike përmes një bashkëpunimi me Epic Games. Këto kompani po bashkëpunojnë për të sjellë Unreal Engine të Epic në makinat e ardhshme Volvo, duke ofruar grafika me kualitet të pakrahasueshëm brenda në makinë.

Epic Games është kompani lider për sa i përket software-it dhe argëtimit, që njihet për krijimin e Fortnite, një ndër lojrat më të mëdha në botë. Epic Games zhvillon gjithashtu Unreal Engine, i cili konsiderohet si mjeti më i avancuar për krijime 3D në kohë reale që përdoret në industri të ndryshme, jo vetëm në argëtim, dhe që tashmë do të përdoret nga Volvo Cars për zhvillimin e ndërfaqjeve dixhitale brenda makinave dhe gjenerimin e grafikave në kohë reale në makinë.

5.jpg

Volvo Cars është prodhuesi i parë evropian i makinave që përdor Unreal Engine për zhvillimin e Human Machine Interface. Më specifikisht, ky zhvillim do të fokusohet në Driver Information Module, një ndër ekranet brenda makinës që i ofron drejtuesit informacionet kryesore dhe shërbimet infotainment.

Në gjeneratën e re të makinave Volvo, përdoruesit do të njihen me grafika mbresëlënëse dhe kualitet shumë të lartë në këto ekrane. Grafikat shumë më të mprehta, ngjyrat më të pasura dhe animimet 3D të reja janë vetëm hapat e parë ndërkohë që zhvilluesit në Volvo Cars zhvillojnë më tej portofolin grafik.

Për t’i ofruar konsumatorëve tanë eksperiencën më të mirë të përdoruesit dhe të kontribuojmë në një drejtim të sigurt personal të makinës, ne kemi nevojë për një vizualizim të pasur, tërheqës dhe të përgjegjshëm brenda makinave tona.” tha Henrik Green, drejtues i seksionit të produktit. “Përdorimi i Unreal Engine në makinat tona do të mundësojë këtë gjë dhe do ta bëjë më të kënaqshme kohën e shpenzuar brenda makinës.”

Duke bashkuar përdorimin e Unreal Engine me fuqitë e mëdha llogaritëse të gjeneratës së 3-të të Snapdragon Cockpit Platforms, gjenerata e re e makinave Volvo do të vendosë një standard të ri për sa i përket grafikave dhe performancës së sistemit infotainment.

Si rezultat, sistemi infotainment i ardhshëm i Volvo Cars do të jetë më tepër se 2 herë më i shpejtë se paraardhësi, ndërkohë që proçesimi dhe gjenerimi i grafikave do të jetë deri në 10 herë më i shpejtë.

Makina e parë që do të ketë të përfshira grafikat e reja do të jetë një model flagship tërësisht elektrik nga Volvo Cars që do të prezantohet më vonë gjatë këtij viti. Ky model do të jetë i pari i një gjenerate të re makinash tërësisht elektrike Volvo, pasi kompania ka qëllimin të shesë vetëm makina elektrike duke filluar nga viti 2030.

Tuesday, 21 June 2022 16:47 Last modified on Wednesday, 22 June 2022 09:07

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019