March 23, 2023

Ja si do të dukej Need For Speed Most Wanted në jetën reale

Ja si do të dukej Need For Speed Most Wanted në jetën reale

Kur flasim për nostalgji video-lojrash nuk ka si Need For Speed dhe makinat klasike të secilës gjeneratë. Ama nga gjithë versionet e lojës të gjithë biem dakort se nuk ka makinë më ikonike se E46 BMW M3 GTR tek Most Wanted.

Te interneti i lagjes, tek PC personal apo në Xbox, mezor prisnim të ktheheshim nga shkolla për të shkuar në Rockport, për të kapur kreun e listës së zezë, nga gara në garë, nga polici në polic derisa ti rimerrnim Razor-it M3-shin Bardh e Blu.

Most Wanted mbetet në zemrat e të gjithëve. Por padyshim askujt më shumë se sa Odonata Cinema dhe Kostantin Komal.
Kostantini, një fans i çmendur nga Rusia ka vendosur të rikrijojë makinën ikonë e cila për hir të së vërtetës nuk është një M3 por nje 330ci, ose të paktën kështu e ka nisur jetën.

Djemtë kanë vendosur të krijojnë një video ku kanë përfshirë të gjitha grafikat e Most Wanted, në vozitje të lirë dhe disa gara të thjeshta. Ne sigurisht që nuk derdhëm asnjë pikë loti kur rikujtuam këngët e vjetra, po ti një pako facoleta mbaje afër se nuk i dihet.
Në video marrin pjesë edhe yje të tjera të gjeneratës si MK4 Toyota Supra, Porsche Cayman S, Mazda RX-8, MK5 Volkswagen GTI dhe Mitsubishi Lancer Evolution VII.

Për më tepër kanë vendosur të përfshijnë edhe një përndjekje policie nga një Mustang, duke bërë të vetmin përjashtim nga kushtet e lojës, pasi policia e Rockport nuk kishte makina të tilla. Disa lloje Cruisers, Rhino SUV deri tek Corvette C6 i Sergeant Cross por kurrë Mustang.

Për të parë se si do të dukej NFS Most Wanted në jetën reale ndiq videon më poshtë. 

Thursday, 02 April 2020 17:39 Last modified on Thursday, 02 April 2020 18:01

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Gisela Shabani