June 25, 2022

Lightyear tregon se makina e tyre €250,000 e fuqizuar nga dielli do të nisë prodhimin më vonë gjatë këtij viti

Lightyear tregon se makina e tyre €250,000 e fuqizuar nga dielli do të nisë prodhimin më vonë gjatë këtij viti

Startup-i i ri i makinave elektrike Lightyear prezantoi për herë të parë makinën elektrike të fuqizuar nga energjia e diellit gjatë kësaj jave në Hollandë. Makina e quajtur Lightyear 0 do të ofrojë një autonomi prej 540 km, 70 prej të cilave sigurohen nga energjia diellore.

Lightyear_0___The_global_premiere_of_the_world_s_first_solar_car___June_9_2022___02_4K.jpg

Lightyear 0 është një produkt i 6 viteve kërkim dhe zhvillim nga ekipi i inxhinierëve. Përfshirja e paneleve diellore, e cila është tepër e rrallë në këtë industri, e bën këtë makinë të veçantë. Makina përfshin 5m2  sipërfaqje të mbuluar nga panelet diellore, të cilat lejojnë makinën të rikarikohet kur po lëviz ose kur është e parkuar në dritën e diellit. Një person i cili e përdoru makinën për vetëm 35km në ditë, mund të kalojë disa muaj pa patur nevojë për të karikuar makinën e tij.

Lightyear_0___Dew___Studio_side_back_4K.jpg

Në klima të ngjashme me Hollandën, periudha do të ishte 2 muaj, por në Spanjë ose Portugali kjo kohë mund të zgjatet deri në 7 muaj.” tregon Lightyear.

Lightyear 0 vjen me një bateri 60kWh me 4 motorë elektrikë duke krijuar një forcë prej 174 kuajfuqi. Lightyear pretendon se makina do të mund të arrijë shpejtësinë 100km/h në 10 sekonda dhe do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 160km/h.

Lightyear_0___Zenith___Interior_dash_4K.jpg

Kompania tregon se do të prodhojë vetëm 946 njësi, ku secila prej tyre do të shitet për €250,000. Ky çmim kaq i lartë mund ta bëjë makinën disi të vështirë për t’u shitur, duke patur parasysh se nuk ka specifikat e një makine sportive.

Sunday, 12 June 2022 10:06

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019