May 28, 2022

Panasonic do të prodhojë bateri të reja për Tesla duke filluar nga viti 2023

Panasonic do të prodhojë bateri të reja për Tesla duke filluar nga viti 2023

Panasonic do të nisë prodhimin në masë gjatë vitit 2023 të baterive të reja lithium-ion që do të rrisin autonominë e makinave elektrike me 15%, dhe dërgesat e para të tyre do t’i arrijnë Tesla-s.

Kjo teknologji e re e baterive pritet që të sigurojë autonominë më të gjatë për peshën që ka dhe do të rivalizojë bateritë që prodhohen në Korenë e Jugut dhe Kinë. Duke qenë se makinat elektrike do të mund të udhëtojnë më larg me një karikim të vetëm, Panasonic pret që interesi mbi këto bateri të rritet shumë dhe po investon më tepër në këtë drejtim.

Panasonic nisi zhvillimin e 4680 qelizave të reja të baterisë pas kërkesës nga Tesla, e cila tregon se me baterinë e re, makina flagship e tyre Model S do të mund të kryejë 750 kilometra me një karikim të plotë, nga 650 që bën aktualisht.

Kjo bateri do të jetë dy herë më e madhe se versionet e mëparshme, me një rritje pesëfish në kapacitet. Kjo gjë do të mundësojë që prodhuesit e makinave të ulin numrin e baterive të përdorura në makinat e tyre. Falë efiçeincës së lartë të tyre, do të kushtojë 10 deri në 20% më pak për t’i prodhuar këto bateri të reja, krahasuar me bateritë e vjetra në bazë të kapacitetit.

505472-mercedes-benz-eqxx-le-reve-de-l-electrique-avec-1000-km-d-autonomie.jpg

Megjithatë Mercedes-Benz planifikon të nisë prodhimin në masë të një makine elektrike që do të udhëtojë për 1,000 kilometra në një karikim të vetëm duke përdorur bateritë e prodhuara nga CATL në Kinë.

Tuesday, 25 January 2022 00:25

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019