May 28, 2022

Kia EV6 vlerësohet si Crossover-i i vitit nga TopGear.com

Kia EV6 vlerësohet si Crossover-i i vitit nga TopGear.com

Kia EV6 është vlerësuar me çmimin “Crossover-i i Vitit” në TopGear.com Awards për vitin 2021.

Makina tërësisht elektrike impresionoi jurinë e Top Gear falë stilit, dinamikës, performancës, autonomisë së lartë dhe karikimit ultra të shpejtë 800 volt, që karikon baterinë nga 10 në 80% në vetëm 18 minuta.

FB_Header_820x312_002.jpg

Prezantuesi i Top Gear, Tom Ford, komentoi gjithashtu: ”Me modelin EV6, Kia ka konkurruar në të gjitha departamentet. Ajo është tërësisht elektrike, ka një stil të veçantë dhe ofron karikim me shpejtësinë më të lartë në treg. EV6 zhytet thellë në konceptin e krijimit të një makine me hapsirë të gjerë dhe e bën më interesante eksperiencën e drejtimit të të saj. Kjo makinë konkurron me të gjithë makinat më të mira elektrike në treg dhe është një crossover në më tepër se një kuptim.”

FB_Header_820x312_004.jpg

Ceremonia e TopGear.com Awards mund të ndiqet në youtube.com/topgear dhe topgear.com. Kia EV6 u përfshi gjithashtu në publikimin e fundit të Top Gear Magazine, në të cilën përfshihen makinat më të mira në botë.

FB_Header_820x312_005.jpg

EV6 është makina e parë e dedikuar elektrike që tregon potencialin e platformës së re të kompanisë që quhet Electric-Global Modular Platform. EV6 i ofron blerësve mundësi të ndryshme zgjedhjeje mes versionit me autonomi më të lartë (77.4kWh) dhe atë me autonomi standarde (58kWh).

FB_Header_820x312_006.jpg

Më shume info rreth Kia EV6? Kliko tani ne website-in zyrtar shqiptar - kia-albania.com

Saturday, 11 December 2021 05:13 Last modified on Saturday, 11 December 2021 10:28

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019