March 23, 2023

iX3 është BMW e parë elektrike për rrugë të gjata

iX3 është BMW e parë elektrike për rrugë të gjata

Fare pranë ndërrimit të dekadave, dhe mes problemit të vazhdueshëm të ngrohjes globale, makinat elektrike janë tashmë prioritet i kompanive të automjeteve, edhe ajo më konservatorja është detyruar ti përshtatet kërkesës. Politikë të cilës po i nënshtrohet edhe një veteran Europian: BMW. Gjermanët kanë më në fund automjetin e tyre të parë elektrik për rrugë të gjata. Quhet iX3 dhe është versioni elektrik i X3, një SUV mjaft të shitur globalisht.
Një bateri prej 74kWh e cila do të mbulojë 440 km distancë. E premtuar që në 2018, më në fund kemi një vit prodhimi dhe ai është pikërisht dekada e re 2021.  

bmw-ix3-3.jpg

BMW iX3 do të shitet vetëm në Europë dhe Kinë sepse prodhohet në këto lokacione, lëvizje e cila u jep goxha lehtësira sa i përket taksave, por për më tepër Kina vazhdon të ngelet tregu më i madh i automjeteve në botë si për makinat tradicionale por edhe për ato elektrike. Por edhe politikat e ndjekura nga ky shtet janë shumë më të rehatshme, vitin që shkoi Ford deklaroi se duke prodhuar Ford Focus atje do ti kursente plot 1 bilion dollarë Bëhet me dije ama se iX3 nuk do të shitet në USA duke iu shtuar listës së autoprodhuesëve të tjerë europianë si Volkswagen apo Mercedes-Benz, të cilat zgjedhin të mos futen në një treg ku automjeti elektrik i preferuar vazhdon të jetë Tesla.

bmw_ix3_91.jpg

Tuesday, 10 March 2020 20:23 Last modified on Wednesday, 11 March 2020 16:48

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Gisela Shabani