August 11, 2022

Makina elektrike Fisker Ocean SUV ka një ekran të rrotullueshëm

Makina elektrike Fisker Ocean SUV ka një ekran të rrotullueshëm

Startup-i i makinave elektrike, Fisker Inc. ka zbuluar version përfundimtar të makinës së parë elektrike të tyre, të quajtur Ocean SUV. Produkti përfundimtar është mjaft i ngjashëm me prototipin që debutoi në 2020 Consumer Electronics Show, megjithatë mund të vihen re disa ndryshime.

Ndryshimi që tërheq më tepër vëmendje është ekrani i madh 17.1” touchscreen që rrotullohet në orientimet horizontale dhe vertikale.

Kur ju përdorni smartphone-in tuaj dhe shkruani një mesazh, ju e përdorni atë në drejtim vertikal. Kur ju dëshironi të shikoni një film apo një video, ju e ktheni smartphone-in në orientim horizontal. Prandaj ne në pajisjen tonë kemi një ekran, i cili me prekjen e një butoni arrin të ndryshojë orientim. Ky është një shërbim shumë i bukur.” tha CEO Henrik Fisker.

Mirëpo të gjithë personat që dëshirojnë të kenë këtë ekran në makinën e tyre, do të duhet të paguajnë $68,999, pasi ekrani rrotullues është i përfshirë vetëm në versionin Fisker Ocean Extreme. Disa shërbime të tjera premium që vijnë me këtë version janë një sistem më i mirë sound-i dhe sedilje me ngrohje .

Fisker tregon se panelet diellore të makinës do të grumbullojnë energji mjaftueshëm për të shtuar 2414 kilometra çdo vit.

Versioni Ocean Ultra do të kushtojë $49,999, ndërkohë që versioni bazë Ocean Sport nis nga $37,999.

Thursday, 18 November 2021 01:06

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019