Crossover-i i ri elektrik Kia EV6 është përzgjedhur si “Makina Gjermane e Vitit” në kategorinë “Premium” të çmimeve “German Car of the Year”. Ky vlerësim prestigjoz vjen në një moment ku makina inovative vazhdon debutimin e saj të shumëpritur në Evropë.
EV6 u përball me disa konkurentë mjaft të denjë si Hyundai Ioniq 5, Volkswagen ID.4, Audi Q4 e-tron, Skoda Enyaq dhe Mercedes-Benz C-Class. Juria e përbërë nga 20 gazetarë të automobilistikës vlerësuan modelet e reja me një çmim bazë midis €25,000 dhe €50,000 për të përzgjedhur fituesin e kësaj kategorie.
Bashkë me 3 kategoritë kryesore të prezantuara ku përfshiheshin “Compact” për makinat nën €25,000, “Premium” për makinat nga €25,000 deri në €50,000 dhe “Luxury” për makinat mbi €50,000, u prezantua një kategori e re e quajtur “New Energies” që përfaqësonte makinat elektrike që fuqizoheshin nga bateritë apo hidrogjeni. Në këtë kategori Kia EV6 zuri vendin e dytë.
“EV6 jo vetëm që është makina e parë Kia e bazuar në platformën Electric-Global Modular, por është gjithashtu makina e parë që përfshin filozofinë e re të dizenjimit Opposites United dhe logon e re të kompanisë.” tha Luc Donckerwolke, zyrtari kryesor krijues në Hyundai Motor Group. “Dizajni emocional i EV6, performance dinamike, autonomia mbresëlënëse dhe aftësitë për karikiin ultra të shpejtë e bëjnë këtë makinë special. Ne jemi tepër krenar që të marrim çmimin ‘Makina Gjermane e Vitit’ në kategorinë ‘Premium’, i cili vlerëson punën brilante të bërë nga ekipi ynë dinamik në Kia.”
Jason Jeong, president i Kia Europe komentoi: “Është fantastike të shohim se EV6 fitoi çmimin ‘Makina Gjermane e Vitit’. Dhe pse dorëzimet e crossover-it tonë inovativ elektrik sapo kanë filluar, ky nderim është një njohje e qartë se EV6 po vendos standarde të reja për sa i përket autonomisë së drejtimit, performancës, hapësirës së brendshme dhe teknologjisë.”
Arkitektura high-tech e Kia EV6 bën të mundur që makina të arrijë një autonomi prej 528 kilometrash në një karikim të vetëm, ndërkohë që teknologjia e karikimit 800V bën të mundur karikimin nga 10 në 80% për vetëm 18 minuta.