October 18, 2021

Volvo nis prodhimin e C40 Recharge në Ghent, Belgjikë

Volvo nis prodhimin e C40 Recharge në Ghent, Belgjikë

Volvo Cars ka filluar ditën e sotme prodhimin e modelit më të ri tërësisht elektrik, C40 Recharge, në fabrikën që gjendet në Ghent, Belgjikë.

C40 Recharge është makina e dytë tërësisht elektrike nga Volvo dhe është seria më e re nga këto makina që do të lançohet në vitet në vijim. Pas vitit 2030, Volvo Cars ka si qëllim të shesë vetëm makina tërësisht elektrike, dhe duke filluar nga viti 2040, ajo do të jetë një kompani neutrale ndaj mjedisit.

gfhvjb.jpg

Fabrika në Ghent, një nga fabrikat më të mëdha të kompanisë, është një pioner i lëvizjes së Volvo Cars drejt elektrifikimit të përgjithshëm. Volvo Cars po rrit gjithashtu kapacitetin e makinave elektrike të prodhuara në fabrikën në Belgjikë deri në 135,000 makina të prodhuara në vit, dhe pret që më tepër se gjysma e prodhimit që do të dalë nga kjo fabrikë në 2022 do të jenë makina elektrike.

C40 Recharge është një makinë që përfaqëson të ardhmen tonë” tha Javier Varela, zëvëndës president për operacionet industriale dhe kualitetin në Volvo Cars. “Operacionet tona të prodhimit dhe bashkëpunimi me furnizuesit tanë janë çelësat që do të na ndihmojnë në arritjen e ambicieve tona në të ardhmen për sa i përket elektrifikimit dhe neutralitetit klimatik. Fabrika jonë në Ghent është gati për një të ardhme tërësisht elektrike dhe do të jetë një pjesë tepër e rëndësishme e rrjetit tonë industrial në vitet në vijim.

gfchvjbk.jpg

C40 Recharge është prezantimi më i ri që ndjek ambiciet e Volvo për krijimin e një të ardhmje me zero emëtime. Kompania do të prezantojë dhe disa modele të tjera elektrike në vitet në vijim dhe ka si qëllim që 50% e shitjeve që kompania bën deri në 2025 të jenë makina elektrike, ndërkohë që në 2030 do të shiten vetëm makina elektrike. C40 Recharge është e aksesueshme online përmes volvocars.com në tregjet e përzgjedhura në të gjithë botën. Klientët mund të bëjnë porosi nga shtëpia e tyre ose të bëjnë një porosi online bashkë me shitësin e tyre.

Kur klientët të pajisen me këtë makinë, ata do të kenë të përfshirë ofertën Care si përshembull shërbimet e makinës, garancia, asistenca në rrugë dhe sigurimi i opsioneve të karikimit në shtëpi kudo që është e mundur.

dgcfhv.jpg

C40 Recharge ofron avantazhet e një SUV, por me një dizajn më të ulët dhe më të hijshëm. Në pjesën e brendshme të C40 Recharge klientët do të mund të eksperiencojnë cilësitë e pozicionimit të lartë të sediljes që shumica e drejtuesve të Volvo e pëlqejnë, ndërkohë që do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së ngjyrës dhe opsioneve të dekorimit të cilat do të jenë unike për modelin. Kjo është gjithashtu makina e parë Volvo që nuk do të përdorë lëkurë në makina.

Njësoj si XC40 Recharge, C40 Recharge vjen me një nga sistemet infotainment më të mirë në treg, të krijuar në bashkëpunim me Google dhe i bazuar në sistemin operativ Android. Kështu ju do të përdorni lehtësisht shërbimet e ofruara nga Google, si Google Assistant, Google Maps dhe Google Play.

gcfvhgjb.jpg

Forca shtytëse e makinës do të sigurohet nga 2 motorët elektrikë, nga një për secilin aks, të cilët fuqizohen nga bateria 78kWh. Kjo bateri mund të karikohet nga 10-80% në vetëm 40 minuta, ndërkohë që autonomia e makinës mund të shkojë deri në 440km.

Thursday, 14 October 2021 09:00 Last modified on Thursday, 14 October 2021 21:04

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo