March 23, 2023

Alfa Romeo feston 110 vjetorin me Giulia GTA

Alfa Romeo feston 110 vjetorin me Giulia GTA

Legjenda e Alfa Romeo nisi në 1910 kur Ugo Stella bleu një fabrikë Italiane të një prodhuesi makinash Francez. Në fillim makinat prodhoheshin në Napoli por më pas u lëvizën në Portella, Milano. ALFA  shkurt për Anonima Lombarda Fabbrica Automobili dhe Romeo mbiemri i Nicola Romeo i cili mori kontrollin e kompanisë.

Nuk duket shumë matematikë për të kuptuar se ky është viti i 110 i një kompanie e cila ndër dekada ka mbizotëruar pistat e Europës e më gjërë nga Rally tek Group B e shumë kategori të tjera.

Alfa_Romeo_GTAm-5.jpg

Dhe në këtë ditëlindje të veçantë Alfa vendos ti bëjë vetes një dhuratë:

Alfa Romeo Giulia GTA. E bazuar në modelin Quadrifoglio, me aerodinamikë më të mirë, më pak peshë dhe më shumë fuqi.
2 janë modelet e disponueshme GTA dhe GTAm.

E para është e përshtatshme për të çuar fëmijët në shkollë dhe për të bërë pazarin.

Ndersa GTAm është mëkat tia ndrrosh marshet në më pak se 5000 xhiro!

Alfa_Romeo_GTAm-3.jpg

2 sedilje sportive.
Një kafaz përforcues brënda.
Një bisht madhestor për ti ardhur në ndihmë gravitetit.
Një motorr 2.9 bi-turbo V6 i cili prodhon nga 503 deri në 533 kuaj fuqi.
Dhe një set marmitash Akrapovic në mënyrë që hungërima e përbindëshit të trëmbë çdo BMW që ka fatin e keq të ndodhet afër.

Nga 0 në 100kmh për vetëm 3.6 sekonda GTAm është më se e qartë se po sfidon BMW M3.

Si edicion i veçantë vetëm 500 njësi do të prodhohen.

Alfa_Romeo_GTA-3.jpg

 

Wednesday, 04 March 2020 15:03 Last modified on Wednesday, 04 March 2020 15:39

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Gisela Shabani