March 23, 2023

Kompania më e madhe kineze e makinave ngre satelitët e saj në hapsirë

Kompania më e madhe kineze e makinave ngre satelitët e saj në hapsirë

Së fundmi kompania lider në industrinë e automjeteve autonomë Tesla zhvendosi një pjesë të prodhimit të saj në Kinë dhe Coronavirusi nuk është shqetësimi i vetëm për kompaninë.

S'dimë në keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Geely, por duhet ta fiksoni këtë emër pasi kjo është kompania më e madhe private e prodhimit të automjeteve në Kinë.

Ajo prodhon gjithcka nga kamionët, trenat e shpejtësisë së lartë, deri tek dronat për pasagjerë. E për ta mbyllur: Prej pak kohësh është edhe kompania mëmë e Volvo.

Geometry-A-07-1-1280x720.jpg

Geely bën lajm duke deklaruar se do të krijojë rrjetin e saj të satelitëve me orbitë të ulët, të cilët kanë përparësi ndaj satelitëve të momentit GPS. Këto satelitë do të jenë të aftë të transmetojnë të dhëna me shpejtësi të lartë duke i dhënë kështu automjeteve të Geely një rrjet totalisht të tyrin tek i cili do të mbështetet sistemi i brendshëm i makinës. Precizioni i tyre do të jetë në centimetra. Duke krijuar kështu një infrastrukturë më të sigurt për automjetet Geely, duke i dhënë një shans të fortë Volvo në betejën e makinave autonome.

Projekti do të nisë me një buxhet rreth 326 milion dollarë dhe pritet të prodhojnë 500 satelitë brenda një viti.

Tuesday, 03 March 2020 11:01

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Gisela Shabani