September 22, 2020

Facebook Messenger tashmë lejon të shohësh video me miqtë e tu edhe pse larg njeri tjetrit

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Facebook Messenger tashmë lejon të shohësh video me miqtë e tu edhe pse larg njeri tjetrit

Covid-19 na ka detyruar të ndërrojmë shumë aspekte të jetës. Një prej viktimave të tij janë padyshim edhe kinematë por edhe eksperiencat e të shikuarit të materialeve në grup në përgjithësi.

Facebook bëhet pjesë e ndryshimit duke sjellë "Watch Together", një shërbim i cili do të lejojë të shohësh të gjitha materialet e Facebook Watch njëkohësisht me miqtë e tu pavarsisht se në vendndodhje të ndryshme. Deri në 8 persona njëherësh në Messenger dhe 50 në Messenger Rooms.

Një detyrë e tillë nuk është aspak e lehtë pasi shërbimi duhet të lidhet rrjetin e distribuimit të kontentit të Facebook, dhe cilësia e lidhjes së internetit mund të ndryshojë ndër përdorues, të cilët duhet të jenë në të njëjtin minutazh gjithë kohës.
Facebook premton se të gjithë pjestarët mund të zgjedhin videon, ta ndalojnë, ta shtyjnë përpara, prapa apo ta mbyllin atë.

Watch-Together_Melissa-Alcantara.png

 

Megjithse duket thjesht si një opsion për t'u relaksuar për të parë video të zakonshme, potenciali i saj është i madh teksa përdoruesit mund të shohin sezone fitnesi së bashku por edhe filma e programe televizive të cilët do të vijnë së shpejti në platformë.

Për momentin opsioni është i disponueshëm vetëm për iOS dhe Android, Facebook premton se do ta sjellë për versionin desktop në javët e ardhshme.

Monday, 14 September 2020 18:35 Last modified on Monday, 14 September 2020 19:31

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo