September 22, 2020

Google Maps do të shfaqë edhe shkallën e infeksionit Covid-19 në hartat e saj

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Google Maps do të shfaqë edhe shkallën e infeksionit Covid-19 në hartat e saj

Google Maps është padyshim një strument i pakonkurueshëm. Arsyeja kryesore pse nuk përfundojmë nëpër portale duke thënë "uno kryqëzimo.." dhe i pranishëm në të gjithë smartphonët pavarsisht sistemit operativ.

Shtresave të shumta të informacionit gjeografik që ndodhet në aplikacion do t'i shtohet edhe një tjetër, mjaft e dobishme për kohën ku po jetojmë. E kemi fjalën për  shkallën e infektimit nga Covid-19 në lokacione të ndryshme.

Lajmin e jep Jane Manchun Wong, e cila ka postuar disa foto për të mbështetur informacionin e saj. Sipas fotove Google Maps do të japë shkallën e infektimit për zonën ku dëshirojmë të udhëtojmë, e cila përcaktohet nga raporti i numrit të rasteve të reja për 10,000 banorë.

 

Ky do të jetë padyshim informacion më se i dobishëm për këdo që dëshiron të udhëtojë por edhe të informohet për situatën epidemologjike në vend. Nga ana tjetër kjo është edhe një mënyrë më efikase për ti patur gati statistikat për këdo që vazhdon ti numërojë rastet.

Asgjë zyrtare nga Google nuk është konfirmuar, por duke marrë parasysh se sa e lehtë është të krijosh një platformë të tillë duket më se e mundshme madje duhet të kishte ardhur më parë.

Tuesday, 08 September 2020 16:31 Last modified on Tuesday, 08 September 2020 17:02

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo