September 22, 2020

Pavarsisht vonesës së iPhonit të ri iOS 14 do të vijë në kohë

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Pavarsisht vonesës së iPhonit të ri iOS 14 do të vijë në kohë

Apple arriti rekorde në bursë por mesa duket nuk ka ngelur fare pa u prekur nga pandemia, pasi pak më parë vetë kompania konfirmoi se iPhone 12 nuk do të vijë javët e para të shtatorit.

Por për fat të mirë një pjesë e traditës do të ruhet sepse sistemi i ri operativ do të shpërndahet në kohë sipas Bloomberg, pra në mes të shtatorit.  Lëvizje krejt e pazakontë, pasi jemi mësuar që aparati i ri dhe sistemi i ri të lançohen njëkohësisht.

Sistemi i ri i cili do të sjellë plot të reja përfshi këtu edhe një home screen të rimenduar u prezantuan gjatë WWDC në qershor. Që prej atëherë kush nuk ka mundur të presë ka pasur mundësinë të shkarkojë versionin beta për publikun.

Lajmin për vonesën e iPhone 12 e bën të ditur Luca Maestri shefi financiar i Apple "Vitin e shkuar filluam të shisnim iPhonë në fund të shtatorit, këtë vit presim që furnizimi të jetë i disponueshëm disa javë më vonë." Për fat të mirë ndonëse nuk mund të kemi iPhonin më të fundit do të kemi iOSin më të ri.

Tuesday, 01 September 2020 22:02 Last modified on Wednesday, 02 September 2020 11:25

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo