August 11, 2020

Google Chrome shton masat për të kursyer konsumin e RAM me këtë buton

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Google Chrome shton masat për të kursyer konsumin e RAM me këtë buton

Kush e përdor smartphonin apo PC për të lexuar artikuj e di mirë se sa i rëndësishëm është opsioni i ruajtjes për më vonë. Zakonisht në rrjete sociale funksionon më së miri, por në browsers si Chrome, mungesa i ndjehet shumë.

Nëse do të ruash një artikull për më vonë mund ta bësh bookmark, ta shtosh tek shënimet, ta ruash si draft në email etj. Le të gëzohemi të gjithë pasi më në fund Google do të sjellë një buton të dedikuar këtij veprimi. Shumë shpejtë do të shtohet një flamur për të shenjuar materiale "Read Later" (lexo më vonë).

Butoni më pas do të lejojë të futesh tek menuja me gjithë skedarët e ruajtur për më vonë. Nuk dihet ende si do të duket por informacioni është i sigurtë sipas XDA Developers.

Një tjetër arsye shumë e rëndësishme për ta sjellë këtë funksion është edhe uria e madhe e Chrome për RAM. Kur do të lexosh diçka më vonë natyrshëm thjesht e lë hapur, por kur numri i skedave rritet e njëjta gjë ndodh edhe me konsumin e RAM-it. Ndaj mbyllja dhe ruajtja për më vonë duhet të reflektohet në këtë sektor dhe kompiuteri duhet të performojë më mirë.
Teorikisht të paktën.

Tuesday, 28 July 2020 14:01

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo