August 11, 2020

Google ka përdorur të dhëna nga Android apps për të përmirësuar rivalët e saj

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Google ka përdorur të dhëna nga Android apps për të përmirësuar rivalët e saj

Koha për gjyqe, kësaj here gishtat drejtohen nga Google teksa kompania akuzohet të ketë përdorur të dhëna nga aplikacione të tjera prej smartphonëve që kanë pasur Google Play të instaluar në to.
Të dhëna të ruajtura në një projekt privat të quajtur "Android Lockbox".

Google pretendohet se ka përdorur këtë strategji për të rivalizuar TikTok nëpërmjet YouTube Shorts, akuzat flasin për praktika të njëjta ndaj Facebook dhe Instagram.
Nëse kjo vërtetohet, mund të shihet mjaft mirë si anti-konkurencë, dhe për të njëjtën gjë Komisioni Evropian ngriti një proçes hetimi për Amazon vitin e shkuar.

Google nga ana e vetë ka mohuar duke thënë se disa të dhëna janë të hapura për zhvilluesit por asgjë delikate nuk është prekur. Kompania nga ana tjetër nuk është e limituar vetëm tek të dhënat e njërit aplikacion apo tjetrit, ajo teorikisht mundet të studiojë tendencat dhe mënyrat se si përdoruesit ndërveprojnë.

Kujtojmë se për pothuajse çdo aplikacion apo shërbim, Google ka alternativën e saj. YouTube konkuron me Spotify dhe Netflix. Messages me çdo shërbim SMS. Keep me çdo aplikacion shënimesh etj.
Nëse praktika mbi TikTok rezulton e vërtetë asgjë nuk e ka ndaluar ndër vite që ta përdorë mbi të gjitha të tjerat.

Sunday, 26 July 2020 16:55 Last modified on Sunday, 26 July 2020 21:30

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo