September 22, 2020

Pse Apple Maps nuk njeh Kosovën

Vlerëso këtë lajm
(2 votes)
Pse Apple Maps nuk njeh Kosovën

Postimet e Dua Lipës dhe Rita Orës thjesht i hodhën benzinë zjarrit, ama që Kosova nuk rezulton në hartat e Apple ky është fakt që na shoqëron prej kohësh.
Më keq akoma nëse kërkon "Kosovo" rezultatet të çojnë o në Bullgari, Rusi ose Bosnje, kjo sepse sipas Apple territori vazhdon të jetë pjesë e Serbisë.

 

 

17 Shkurt 2008, Republika e Kosovës fitoi pavarsinë dhe sot njihet si shtet sovran nga 97 shtete të Kombeve të Bashkuara prej 193 anëtarëve me të drejta të barabarta.
Pra vetëm një shtet më shumë sesa gjysma, matematikisht kjo është mazhorancë, por marrdhëniet ndërkombëtare fatkeqësisht nuk funksionojnë kështu.
Duhet të kalojnë dekada derisa bilanci të peshojë edhe më shumë nga autonomia e Kosovës. Shumë vende të cilat nuk kanë asgjë kundra, kanë konflike të tilla brenda territorit të tyre, njohja e Kosovës do të provokonte aspirata të ngjashme dhe destabilitet.

Por ky nuk është argument, kujtojmë rastin e Palestinës e cila njihet nga 136 shtete anëtare të OKB dhe përsëri nëse kërkon në Apple apo Google Maps kufijtë janë zhdukur dhe në kërkim nuk rezulton më. Deri tani spekulohet se arsyeja fshihet pas Amerikës dhe pikpamjeve të saja pro Zioniste, meqenëse të dyja janë kompani rezidente në USA.
Por as kjo nuk përbën argument, Amerika vetë ishte një promotor i rëndësishëm pro pavarsisë Kosovare, nëse Apple do t'i bindej shtetit mëmë, nuk do ishim duke e shkruar këtë artikull.

 

 

Nga ana tjetër qëndron axhenda pro Serbe, Rusia vazhdon ta mbështesë e të lobojë pro kësaj ideje, ndaj edhe e drejta përplaset mes këtyre dy palëve të fuqishme. Qëndrimet e Amerikës nuk mjaftojnë.
Bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës prej më shumë se një dekade tashmë ashpërsohen e zbuten herë pas here ama asnjë akord nuk është arrirë.

Ndaj e vetmja arsye logjike që mundemi të spekulojmë mbetet stabiliteti, derisa rajoni të qartësohet dhe marrveshja të arrihet, Apple vendos të qëndrojë asnjanëse, deri diku. Tek e fundit kompanisë i duhet të proçedojë në terma tregu, një vendim i anshëm potencialisht mund t'i kushtojë audiencë. Nuk na pëlqen aspak, historia favorizon identitetin Shqiptar, gjenocidi është i regjistruar ama politikat e shteteve dhe kompanive ndjekin interesat e tyre, kjo është e vërteta.
Derisa të vijë dita që Kosova të jetë shtet plotësisht i pavarur dhe madje edhe anëtar i BE, qëndrojmë të vendosur dhe bëjmë ç'të mundemi, nga postimet e superyjeve botërore si Dua Lipa apo Rita Sahatçiu deri tek firmosja e peticioneve.

Wednesday, 22 July 2020 22:29 Last modified on Wednesday, 22 July 2020 22:46

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo