June 09, 2023

WhatsApp do të prezantojë së shpejti në platformë usernames

WhatsApp do të prezantojë së shpejti në platformë usernames

WhatsApp ka nisur prej disa kohësh të shtojë shrëbime të reja të rëndësishme në platformë, dhe kësaj here dukete se risia do të jetë përdorimi i username.

Në bazë të raportimeve nga WABetaInfo ne kemi mësuar se në versionin më të ri beta të aplikacionit gjendet një opsion i ri në seksionin e profilit të përdoruesve, vendosja e një username. Nuk dihet ende se si do të funksionojë ky shërbim, megjithatë përdoruesit do të shikojnë gjithnjë e më tepër ngjashmërinë e komunikimit midis aplikacioneve të ndryshme të ofruara nga Meta.

Fw614lsXoAkcBmY.jpg

Shumë njerëz të cilët dëshirojnë të mbajnë numrin e tyre privat mund t’i shpërndajnë personave të tjerë vetëm emrin tyre të përdoruesit për të komunikuar, pa patur nevojë për t’i dhënë numrin e telefonit. Sigurisht që enkriptimi end-to-end do të jetë i pranishëm dhe në bisedat e nisura vetëm përmes username.

Ndoshta nuk e keni vënë re, por ne ju kujtojmë se ky ndryshim ka ardhur vetëm pak ditë pasi WhatsApp prezantoi një tjetër shërbim mjaft të rëndësishëm, editimin e mesazheve, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni kur bëni ndonjë gabim drejtshkrimor. Për të mësuar më tepër rreth këtij shërbimi klikoni këtu.

Friday, 26 May 2023 00:38

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo