June 08, 2023

TikTok vendos të padisë Montana-n për të rikthyer përdorimin e aplikacionit në këtë shtet

TikTok vendos të padisë Montana-n për të rikthyer përdorimin e aplikacionit në këtë shtet

TikTok ka paditur shtetin Montana që është pjesë e SHBA me arsyen se po ndalon qytetarët nga aksesimi i këtij rrjeti social. Ky vendim vjen pasi javën e kaluar Montana u bë shteti i parë në SHBA që aprovoi projektligjin për ndalimin e përdorimit të TikTok në këtë shtet.

Mirëpo nga ana tjetër TikTok e konsideron këtë vendim një shkelje të së drejtës së fjalës së lirë në SHBA. Gjatë kohëve të fundit TikTok është përballur me shumë akuza nga drejtues të lartë në shtete të ndryshme pasi mendohet se aplikacioni shpërndan të dhënat e përdoruesve me qeverinë e Kinës.

Ne kemi vendosur të sfidojmë ndalimin jokushtetues të Montana për përdorimin e TikTok për të mbrojtur biznesin tonë dhe mijëra përdorues të TikTok në Montana,” tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë. “Ne besojmë se sfida jonë ligjore do të triumfojë pai bazohemi në fakte të forta.”

Arma më e fortë në mbrojtjen e TikTok është se ky projektligj i firmosur nga shteti i Montanas shkel amendamentin e parë të kushtetutës që i përket lirisë së fjalës. Ndalimi i aksesimit të TikTok do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024, duke e bërë të jashtëligjshme për të gjithë dyqanet e aplikacioneve që të listojnë TikTok në platformën e tyre. Megjithatë të gjithë personat që e kanë të instaluar platformën prej disa muajsh më parë mund të vazhdojnë ta përdorin atë.

Wednesday, 24 May 2023 09:13

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo